Totti provokon Dzeko-n: Ky tren të çon në Londër?

Roma niset me tren për në Milano, ish-kapiteni Totti bën shaka me Dzekon: “Ky tren të çon në Londër?”. Kjo pyetje vjen pikërisht pas zërave të përforcuar se Antonio Conte ka kërkuar boshnjakun në radhët e Chelsea.

Fotot tregojnë skuadrën verdheblu që ka zgjedhur trenin për t’u nisur drejt Milanos për ndeshjen e nesërme kundër Interit. Ndërsa pyetjes së Tottit padiskutim që Edin Dzeko i ka dhënë përgjigje: “Akoma jo”. Duke lënë të hapur mundësinë që transferimi mund të kryhet në ditët në vijim.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan