Totti rrëfen prapaskenat e konfliktit me Spallettin

Ka dalë në shitje autobiografia e Tottit, “Një kapiten”, në brendësi të cilës ka shumë prapaskena interesantë. Një ndër to ka të bëjë edhe me diskutimin (sherrin) ndërmjet numrit 10 të Romës dhe ish-trajnerit të Romës, Luciano Spalletti, sot tek Inter.

Totti tregon: “Kur i fundit prej nesh hyri në dhomë u mbyll porta më forcë dhe filluan ulërimat. Dollapi im është ai më larg hyrjes, jam përkrah Florenzit dhe De Rossit dhe isha duke rregulluar këpucët. Nuk e kuptova heshtjen e të gjithëve. Kur kthej kokën gjej fytyrën e Spalletti-t vetëm një centimetër larg meje. Po më priste dhe më thotë: “Boll. Më kë carë tr*pin. Pretendon sikur komandon por në fakt duhet të largohesh. Vazhdon të bësh lojëra pas shpinës time. Këtu e ke mbyllur. E gjithë biseda ndodhi me tone shumë të larta. Është zënka imë ë fundit më Spalletti-n në sensin që ë humba toruan, edhe ishin katër veta që na ndanë, përndryshe nuk dihej se si do përfundonte. Por që nga ai moment ë më pas çdo gjë mori fund. U rikthye qetësia dhe ai del në konferencë për shtyp dhe thotë së nëse kam shënuar është mëritë ë skuadrës.”

Por më pas Totti tregon kur Spalletti e përjashtoi nga Trigoria në shkurtin e 2016:

Spalletti: “Boll, është ë kotë të vazhdojmë, sepse nuk merr vesh. Ke gabuar, dhe tani duhet të shkosh në shtëpi”.

Ky ishte dënimi më poshtërues ndonjëherë. Më përjashtoi nga Trigoria. U përjashtova nga shtëpia ime. Dridhesha nga inati.

Totti: “Shumë mirë, e pranoj dënimin tënd. Të shohim nëse do të jem unë apo ti ai që do të paguajë pasojat.”

Spalletti: “Po më kërcënon?”

Totti: “Ti ë di që në Romë njerëzit janë nga ana ime. Unë kam folur vetëm mirë për ju, ndërsa ti më përjashton nga stërvitja. Duhet të marrësh përgjegjësitë e tua.”

Spalletti: “Ti tashmë je si të tjerët, harrojë kohën kur ke qenë i pazëvendësueshëm,”

Totti: “Frikacak i ndyrë, tani nuk ke nevojë për mua dhe më çan k***. eh? Je kthyer këtu më një mision, dërgoje deri në fund.”

I thamë të gjitha në atë moment dhe nuk mbeti asgjë për të thënë. Më pas ika i dërmuar. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan