Traditë juventine, pas Conte-s, vjen Allegri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 12:19
Klubi londinez synon trajnerin e Juves

Massimiliano Allegri është pretendenti kryesor për të pasuar stolin e Chelsea-s. Trajneri italian pritet të zëvendësojë patriotin e tij, Antonio Conte, pasi dyshohet se do të ikë nga “Stamford Bridge”. Sipas të përditshmës italiane “Corriere dello Sport”, Allegri është kandidati më i mirë që drejtuesit e klubit blu kanë pikasur për t’i besuar ekipin në vazhdim.

Ndër të tjera, gazeta shkruan se Juventus nuk ka ndërmend ta lërë trajnerin që të ikë deri në ditë vitin 2020, kur do ti përfundojë edhe kontrata. 50-vjeçari ka fituar titullin me Juventus-in tre sezone rresht ndërsa tani ndodhen të dytët në renditje, një pikë pas Napol-it.

Gjithashtu ai ishte pjesë e dy finaleve të Champions League, në 2015-ën ndaj Barcelonës dhe 2017-ën ndaj Real Madrid. Përballja të cilat i humbi. /EDS/

Candreva: Zonja është e zemëruar, ne duam ta xhindosim

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
27 Prill 2018 00:16
Anësori optimist

Inter e pret me padurim ndeshjen me Juventusin në Serie A, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave. Në rast suksesi Inter afrohet edhe më shumë me zonën Champions League, nga ana tjetër një disfatë për Juven do të bënte që “Zonja e vjetër”, t’i thoshte lamtumirë titullit, pasi aktualisht diferenca me Napolin e vendit të dytë është vetëm një pikë. Antonio Candreva thotë se Interi është shumë i motivuar për takimin, që do të zhvillohet në “San Siro” këtë fundjavë. "Marcelo Brozoviç ka thënë para një javë se ne e presim me padurim që kjo ndeshje të vijë, sepse është kaq e rëndësishme për ne që të arrijmë objektivin tonë", tha Candreva për “Mediaset Premium”.

"Gjatë viteve të fundit, Juventusi ka qenë skuadra më e fortë në Itali dhe kështu ka bërë shumë mirë në Evropë. Ne do të jemi kundër një ekipi të zemëruar, por ne duhet të përqendrohemi në objektivin tonë, i cili është një vend në Champions League në edicionin e ardhshëm”, vazhdoi ylli i Interit. "Ne i njohim mirë kundërshtarët tanë, kështu që nuk mund të bëjmë ndonjë gabim kundër Juventusit. Do të jetë e vështirë, nuk do të na lejojnë shumë mundësi për të shënuar dhe do të duhet të bëjmë maksimumin e asaj që kemi. Jemi gati", shtoi 31-vjeçari. ‘Curva North’ ka një koreografi të veçantë për këtë takim. "Ne duhet të falënderojmë tifozët tanë, sepse në “San Siro” ka qenë gjithmonë i mbushur plotë gjatë gjithë sezonit. Ata na mbështesin dhe kanë qenë me ne gjatë gjithë vitit. Ne do të fitojmë për ta dhe për veten sigurisht", deklaroi Candreva. Inter ndodhet në vend të pestë në klasifikim e Serie A me 66 pikë, 1 më pak se Roma dhe Lazio në vend të tretë dhe të katërt respektivisht. /EDS/

Berlusconi rishfaqet dhe jep një deklaratë bombë për Milanin!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 22:50
Hipoteza e bujshme

Silvio Berlusconi mund të rikthehet në drejtimin e Milanit?? Duket diçka e pabesueshme, por ai që zbulon këtë prapaskenë të bujshme është pikërisht ish-presidenti kuqezi, duke hapur kështu një skenar që askush nuk e kishte pritur deri në këtë moment: “Sipas gjasave do të përfundojë që unë të blej sërish Milanin”. Lideri i partisë “Forza Italia”, në një takim publik në Udine, ka shpjeguar sipas sondazheve shitja e klubit legjendar ishte një nga arsyet që forca e tij politike “për fatin e keq kundër çdo lloj pritshmërie u ndal në rezultatin 14-14,5%”.

Me rastin e fushatës zgjedhore në Fiuli-Venezia Giulia, Silvio Berlusconi është kthyer të flasë për Milanin dhe ka hedhur në fushë një lloj provokimi. Në fakt, për momentin duket se nuk janë kushtet për rikthimin e tij në krye të klubit, që udhëhoqi drejt sukseseve më të mëdha për më shumë se 30 vjet. Ish-presidenti deri më sot gjithmonë ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë për të riblerë shoqërinë që aktualisht është në pronësi të Li Yonghong. Për më tepër, klubi kinez duket se nuk ka ndërmend të shesë klubin, ndërsa duhet konsideruar edhe opsioni “Elliot”.

Berlusconi, kur ka kaluar plot një vit nga shitja, vazhdon të ndjekë Milanin dhe të bëjë tifo për skuadrën e tij të zemrës: “Ka shumë njerëz që më ndalojnë dhe më pyesin pse e shita klubin dhe më fajësojnë për situatën në të cilën ndodhet skuadra”. Ish-padroni kuqezi nuk është aspak për rendimentin e skuadrës dhe këtë e thotë hapur: “Dua t’ju rrëfej diçka, nëse vazhdon me këtë ritëm nuk e mohoj mundësinë që herët a vonë Milanin do ta blej përsëri”. Megjithatë, për momentin duket se rikthimi i “kavalierit” në klubin milanist është shumë e vështirë./EDS/

Ndizen shpresat, fiksimi i Milanit është lojtar i lirë në qershor

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 21:51

Lajmi kishte kohë që qarkullonte, por zyrtarizimi ka ardhur sot. Maximilian Meyer, mesfushori i lindur në vitin 1995, lojtar i Schalke 04 dhe kombëtares gjermane që drejtohet nga Joachim Löw, ka vendosur të largohet nga klubi i Gelsenkirchen në fund të këtij sezoni.


Meyer, në fakt, ka vendosur të mos rinovojë kontratën me “Königsblau” dhe, në verë, i lirë nga çdo lloj detyrimi, mund të zgjedhë destinacionin e tij të ri: Për shërbimet e lojtarit janë të interesuara klube në Angli, Gjermani, Spanjë, por në edhe Itali, ku ekipi i Milani-t po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, pasi edhe në të kaluarën është interesuar për gjermanin. Zyrtarizimi i divorcit mes Max Meyer dhe Schalke 04 është lajmëruar sot në mëngjes, gjatë konferencës për shtyp, rreth ndeshjes së të shtunës në Bundesligë ndaj Borussia Monchengladbach, nga drejtori sportiv i klubit, Christian Heidel.

 


"Ajo që është e sigurt është që Meyer do të largohet në verë - u tha Heidel gazetarëve në konferencën e shtypit -. Ne do ta trajtojmë këtë situatë në një mënyrë shumë profesionale. Nuk janë të vërteta zërat që ka patur një konflikt mes palëve, jemi profesionistë”, - shpjegoi drejtori sportiv i Schalke 04, i cili e bëri të qartë mënyrën se si do të ndodhë divorci, në një mënyrë shumë larg asaj traumatikes. /EDS/

Fiksimi dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje, Milani ka ''piketuar'' sulmuesin e ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:03

Të kërkosh të kualifikohesh në Champion League duhen shumë fitore dhe ato vijnë prej golave. Milani ka vuajtur këtë sezon në këtë aspekt, pasi ka shënuar në 34 javë të kampionatit vetëm 44 gola. Një shifër e ulët, mesatarisht pak më shumë se një gol për ndeshje. Drejtuesit e klubit e dinë se duhet të ndryshojnë diçka në këtë aspekt, por nga ana tjetër nuk kanë luksin të shpenzojnë sikurse ndodhi verën e shkuar. Lojtarët e afruar nga merkato nuk është se kanë dhënë diçka në kampionat.

Nikola Kalinic ka shënuar pesë gola, ndërsa Andre Silva në Serie A ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë, po aq sa Bonuçi dhe Romagnoli që luajnë si qendërmbrojtës. Shënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat është Patrick Cutrone me shtatë gola të realizuar, ndërkohë që nga një më pak kanë shënuar Suso dhe Bonaventura, për të cilët është një shifër e mirë. Këtë verë detyra kryesore është që të gjendet njeriu gol.

Verën e shkuar u tentuan lëvizje “big”, por Morata e Aubameyang bënë zgjedhje të tjera, duke shkuar në Angli, kurse Belotti mbeti në Torino. Ky i fundit është sërish një objektiv dhe madje në media është raportuar se në tratativa mund të përfshihet edhe Cutrone, një lojtar i kthyer në një nga më të dashurit për tifozët. Dzeko është një tjetër dëshirë e kuqezinjve, ndërkohë që së fundmi po ushtrohet presion për të marrë nga Sevilla kolumbianin Luis Muriel shkruan “Tuttosport”.



Sulmuesi 27-vjeçar është një dëshirë e hershme e kuqezinjve. Në Europë ai e ka nisur te Granada në Segunda Divizion, për të kaluar në Serie A te Lecce. Në fakt ai ishte blerë nga Udinese, që e dërgoi në huazim te këto ekipe dhe në verën e vitit 2012 veshi fanellën e bardhezinjve. Shënoi 11 gola në sezonin e parë me ta, ndërkohë që për të pati oferta të shumta, derisa e bleu Sampdoria. Verën e shkuar Sevilla pagoi 20 milionë euro.

Milani e ka kërkuar edhe më parë dhe tanimë është kthyer sërish në modë. Por pse duan pikërisht Muriel kuqezinjtë? Kostoja është një nga arsyet dhe për kolumbianin nuk duhet një shumë e madhe për ta transferuar. Nuk është se shënon shumë gola, këtë vit në Spanjë ka realizuar 7 herë, duke luajtur në 16 ndeshje si titullar (26 në total) në La Liga. Sulmuesi ka cilësia të mira teknike dhe Gattuso kërkon lojtarë të tillë në skuadrën e tij, ndërkohë që kolumbiani mund të luajë shumë mirë si sulmues i parë dhe i dytë.

Besohet shumë që ai mund të shpërthejë dhe një faktor tjetër që shtyn Milanin për ta blerë është fakti që ai e njeh shumë mirë kampionatin italian. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar, pasi kuqezinjtë e kanë parë shumë mirë se si Andre Silva e ka pasur të vështirë në Seria A dhe i ëshët dashur kohë e gjatë për të realizuar golin e parë. /EDS/