Tragjedi në futboll, vdesin 5 tifozë nga shtypja e turmës

Pesë veta janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar gjatë një rrëmuje në një stadium, pas një ndeshjeje të Champions League të Afrikës, të shtunën në Angola. Incidenti ndodhi në stadiumin Estadio 11 de Novembro në Luanda, ku Primeiro de Agosto barazoi me rezultatin 0-0 ndaj Mazembe, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Champions League të Afrikës.

Incidenti ndodhi për shkak se dyert e stadiumit u mbyllën pas përfundimit të ndeshjes dhe tifozëve nuk iu lejua largimi. Kur policia hapi dyert, u krijua shumë rrëmujë, pasi që të gjithë tentuan të dilnin sa më shpejt dhe shumë tifozë u shkelën nga kuajt e policisë, sipas dëshmitarëve. Ministria e Sportit të Angolës ka lëshuar një deklaratë zyrtare të dielën, ku shprehin keqardhjen për pesë personat e vrarë dhe ato të lënduar. Ata, gjithashtu, bënë të ditur se personat e lënduar tashmë janë larguar nga spitali.

Ministria fajëson organizuesit e ndeshjes, pasi që sipas tyre shtyrja e fillimit të ndeshjes kishte shkaktuar rrëmujë dhe pasiguri te tifozët e pranishëm. Është vendosur ngritja e një komisioni, që do hetojë shkaqet e kësaj tragjedie. Ky është një rast i përsëritur pasi vitin e kaluar, 17 tifozë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë një rrëmujë stadiumin e Uiges, një qytet në veri të Angolas. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.