Trajner për vetëm 7 ditë!

Një javë pasi Sinisa Mihajlovic firmosi për të marrë drejtimin e Sporting Lisbonës, klubi portugez anullon kontratën. Shkak është bërë ndryshimi i drejtuesve, pasi të rinjtë e konsiderojnë zgjedhjen e serbit si një vendim i paraardhësve dhe si i tillë duhet anulluar.

Që gjërat te Sportingu ishin më keq se kurrë kjo u kuptua që kur nisi eksodi masiv i lojtarëve pasi disa tifozë hynë në fushën stërvitore dhe i sulmuan. Dhe tani e pëson edhe Mihajlovic. Drejtuesit e rinj të klubit porugez, pasi shkarkuan presidentin Burno de Carvalho, vendosën që të anullonin edhe kontratën me trajnerin serb, duke e konsideruar si një periudhë prove. Ai duhet të merrte sipas kontratës rreth 2 milionë Euro në sezon për tre sezone.

Por siç shkruajnë mediet portugeze, pas prishjes së kontratës pritet të ketë sërish bisedime me Mihajlovic, edhe pse duket e vështirë që ai të pranojë pas kësaj “shakaje” të hidhur që i kanë bërë. Rasti më i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2004, po në Portugali, kur Porto sapo kishte marrë në punë Luigi Delnerin për të zëvendësuar Jose Mourinhon, për ta shkarkuar vetëm pas dy muajsh, pa nisur ende sezoni, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi menaxhimin e skuadrës./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan