Trajneri i Barcelonës, Setien: Pesë zëvendësime nuk do e ndihmojnë La Liga-n në rikthim

30 Maj 2020

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se rregullat e reja për të vazhduar edicionin 2020/21 nuk do të ndihmojnë La Liga-n.

Liga spanjolle do të rikthehet më 11 qershor, ndërsa do të ketë rregulla të reja gjatë zhvillimit të një ndeshje.

Njëra ndër rregullat e reja do të jetë edhe ajo e pesë zëvendësimeve të lejuara brenda një takimi, derisa më parë ishin tri.

Ansu Fati . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Sidoqoftë, Setien beson se kjo rregull nuk do të ndihmojë La Liga-n në rikthimin e saj.

“Mendoj se rregulla më pesë zëvendësime do të na lëndojë më shumë”, ka thënë ai në një intervistë për Marca.

“Kemi fituar shumë në minutat e fundit në këtë edicion. Sidoqoftë, rivalët tonë tani do të jenë më të kujdesshëm me to dhe do t’i shfrytëzojnë në minutat e fundit ato nëse janë duke barazuar apo fituar”, ka shtuar më tej Setien.

Skuadra e tij në këtë edicion ka marrë fitore të vështira ndaj Granadas dhe Real Sociedadid, me Lionel Messin që kishte shënuar golat. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan