Trajneri i Belgjikës largon dyshimet për sfidën kundër Japonisë

29 Qershor 2018

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, tregoi se qendër sulmuesi i tij Romelu Lukaku, e pati dëmtuar lehtë kyçin e këmbës së tij të majtë në ndeshjen kundër Tunizisë (5-2). Teksa goleadori që ka shënuar katër herë në këtë Botëror është shëruar plotësisht dhe është në gjendje për të filluar ndeshje nga minuta e parë të hënën kundër Japonisë në 1/8-at e finaleve. Ai gjithashtu ishte trajnuar normalisht në ndeshjen gjysmë-orëshe të enjten në Kaliningrad për sfidën kundër Anglisë (1-0), por nuk hyri në lojë.

Mbrojtësi qendror Thomas Vermalen, u godit në syrin e majtë në takimin kundër Anglisë dhe i është fryrë si ta kishte goditur ndonjë boksier. Aktivizimi i tij është ende i pasigurt për shkak të problemit me shikimin. “Dy stërvitjet e ardhshme do të japin përgjigje për të”, tha trajneri Martinez. Nëse ai sheh në mënyrë të përsosur, do të jetë në gjendje të stërvitet”.

Së fundi, lidhur me Vincent Kompany, Martinez gjithashtu e konsideron atë plotësisht të riaftësuar. “Ne donim t’i jepnim atij kohë dhe qëllimi u arrit”. Në të gjitha gjasat, kapiteni i Manchester City mund të jetë titullar të hënën gjithnjë në rast se jep maksimumin të shtunën dhe të dielën në stërvitje. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan