Trajneri i Brazilit Tite shpjegon se përse Fred nuk u aktivizua në botëror

Trajneri i Brazilit, Tite ka shpjeguar se përse lojtari i Manchester United, Fred, nuk u aktivizua në kampionatin botëror. Për teknikun e verdhejeshilëve, futbollisti kishte problem fizik e pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli të ishte në formë të mirë fizike.

“Fred kishte një problem fizik dhe nuk ia doli që të rikuperohej plotësisht. Në termat e përgjithshme dhe ato fizikë, ekipi bëri mirë. Nuk ishte aspekti fizik shkaku i eliminimit”, tha Tite.

Ndërkohë tekniku ka marrë një ofertë nga Federata e Futbollit e Brazilit (CBF) për të rinovuar për 4 vitet e ardhshme me kombëtaren. Nëse pranon, ai do të drejtojë skuadrën edhe në kampionatin botëror që do të zhvillohet në 2022 në Katar. CBF-ja duket se i beson projektit të 57-vjeçarit që nisi dy vite më parë.

Sipas medieve braziliane, edhe vetë Tite ka dëshirë që të vazhdojë të ketë detyrën e teknikut të verdhejeshilëve. Drejtuesit e futbollit brazilian mendojnë se kombëtarja ka ecur mirë dhe nuk ka nevojë për ndryshime radikale. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.