Trajneri i Feronikelit, Ramadani: Na ndëshkuan pas shumë rasteve që kishim, kaq kemi forcë

16 Korrik 2019

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi që është mposhtur në duelin kthyes nga TNS me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, duke thënë ky është maksimumi i skuadrës së tij.

“Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam”.

“E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin, nuk kemi çka të bëjmë”, ka thënë Ramadani.

Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, do të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan