Trajneri i Nice zbulon të ardhmen e Balotellit

Trajneri i Nice zbulon të ardhmen e Balotellit

Merkato ka “braktisur” Mario Balotelli-n dhe me shumë mundësi do të qëndrojë të Nice. Në orët që Olympique Marseille ka braktisur pistën SuperMario, e deklaruar nga vetë nga trajneri Rudi Garcia (“Balotelli nuk është prioritet”), ka folur vetë trajneri i Nice, Patrick Vieira, që nga fjalët e thëna ka bërë të ditur se qendërsulmuesi i kombëtares italiane do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi i parë ka ardhur nga zyrtarizimi i numrave në fanellat për sezonin e ardhshëm: Numri 9 do të përdoret sërish nga Balotelli. Merkato në Francë mbyllet më 31 gusht, kështu kurrë mos thuaj kurrë, por mendohet se nuk do të ketë surpriza. Rreth kësaj teme ka folur edhe Vieira: “Nëse Mario qëndron këtu, ai do të duhet të përshtatet me situatën dhe të respektojë rregullat, por ky nuk është problemi im” Pra, nuk tolerohen sjellje të parregullta apo vonesa në stërvitje, sic ka ndodhur në ditën e parë të grumbullimit.

Ish-mesfushori francez ka qenë partneri i Balotelli-t te Inter dhe te Manchester City dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja që sulmuesi italian dëshiron të qëndrojë në Rivierën Franceze. Por shenjat e para nuk të bëjnë të mendosh që do të jetë një sezon i qetë … /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.