Trajneri i Portugalisë përgënjeshtron Sarrin se Ronaldo është i lënduar

13 Nëntor 2019

Fernando Santos ka konfirmuar se Cristiano Ronadldo do të luajë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri i portugezëve bëri të ditur se 34-vjeçari është i gatshëm për sfidën ndaj Luksemburgut dhe Lituanisë që zhvillohet në këtë javë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë në javën e kaluar kishte një presion mbi supe, sidomos në fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Milanit në fundjavën e kaluar.

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri kishte thënë se Ronaldo ka probleme me gjurin, mirëpo Santos ka deklaruar diçka tjetër.

“Të gjithë duan të flasin për të (Ronaldon) pasi është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht trajneri i Portugalisë.

Lexo po ashtu: Ronaldo nxjerr ‘blof’ Sarrin, stërvitë rregullisht dhe pa probleme me Portugalinë

“Cristiano është këtu, ai është thirrur të na bashkohet, ai është i gatshëm të luajë”, ka deklaruar më tej Santos.

Duket se CR7 nuk ka probleme me asnjë lëndim, ndërsa në javën e kaluar ishte larguar në minutën e 55-të nga fusha. /Telegrafi/

www.telegrafi.com