Trajneri i Salzburgut, Marsch flet për herë të parë për videon në dhomat e zhveshjes pas kritikave të Klopp

08 Tetor 2019

Trajneri i Red Bull Salzburg, Jesse Marsch thotë se nuk është aq i kënaqur që video mes pjesëve në ndeshjen me Liverpoolin ka dalur në publik, por ai e mbron këtë vendim të klubit. 

Marsch shkoi në pushim ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, ndërsa u kthyen në pjesën e dytë duke barazuar 3-3, për të humbur me një gol të Mohamed Salah në fund.

“E kemi një dokumentar. Si zakonisht, do të publikohet pas tri apo katër jave, pasi emocioni është zhdukur për momentin”.

Great insight into the half-time talk from Jesse Marsch in their game vs Liverpool.

Interesting to note the emphasis placed group cohesion and re-aligning mentality before addressing any tactical components. pic.twitter.com/unNplaA25U

— Darian Wilken (@CoachDarian) October 3, 2019

“Nuk është aq e kënaqshme për të gjithë ne, por është e vërtet. Këta jemi në”.

“Që nga fillimi, kam dëgjuar në Evropë dhe e kam parë që dhomat e zhveshjes është e mbyllur dhe vetëm për ekipin. Është gjithashtu e njëjtë edhe për mua”.

Lexo po ashtu: Klopp flet për videon me trajnerin e Salzburg: Nëse Liverpooli do ta bënte atë gjë, unë do të largohesha

“Nuk është gjithmonë e këndshme, por mendoj se njerëzit e vlerësojnë këtë”.

“Situatat reale të jetës dhe njerëzve janë gjithmonë interesante. Dhe unë mendoj se në atë moment kemi një ekip interesant me shumë lojtarë të mirë dhe një histori të mirë”.

“Klopp është në një situatë shumë më të ndryshme se Red Bull Salzburg’, ka thënë trajner. /Telegrafi/

www.telegrafi.com