Trajneri i Tottenham-it i habit të gjithë: Ky është pasuesi i Ronaldinho-s

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka cilësuar lojtarin e tij Mousa Dembele si një nga “talentet më të mëdhenj” në historinë e futbollit. Dembele ka qenë lojtar i qëndrueshëm në radhët e Tottenham-it këtë sezon.

Gjatë ndeshjes së parë kundër Juventus-it që përfundoi 2-2, Dembele tregoi se ishte një lider i vërtetë në fushë për Tottenham-in. Pochettino, i cili ka zgjedhur në fushë Dembele dhe Dele Alli për ndeshjen kundër Crystal Palace të dielën për llogari të Premier League, thotë se ai mund të vendosë mesfushorin në të njëjtën kategori me yllin brazilian Ronaldinho.

“Vetëm unë mund të flas për atë sepse e njoh shumë mirë. Disa njerëz i përdorin fjalët e mia për të përshkruar atë si një gjeni. Mendoj se ua thash juve sepse është në librin tim. Për mua ai renditet pas Ronaldinho-s, Maradona dhe Okocha. Kam qenë me fat që kam luajtur me ata”.

Pochettino pranon se 29-vjeçari është stërvitur për një kohë të gjatë në palestër, por tani është i aftë që të luajë rregullisht në nivele të larta. Ai shtoi: “Për mua është një nga talentet më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ka qenë e vështirë për të për shkak të stërvitjes në palestër, por tani është në një moment të shkëlqyer”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan