Trajneri Kohfeldt: Rashica është gati për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit

25 Shtator 2019

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur për situatën e lojtarëve për ndeshjen me Borussia Dortmundin, duke thënë se Milot Rashica është i gatshëm.

Ylli i Kosovës e shikoi ndeshjen ndaj RB Leipzig nga banka rezervë të shtunën, por ka shumë gjasa që të luajë ndaj “milionerëve” në fundjavë.

“Rashica është njëri prej opsioneve që ka më së shumti gjasa të luajë në fundjavë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem”, ka thënë Kohfeldt për gazetarët në konferencë për shtyp.

Jiri Pavlenka dhe Milot Rashica

Rashica ishte lënduar në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Bundesliga kundër Fortuna Dusseldorfit.

Ai ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit me Werderin dhe Kosovën.

Rashica në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Werder Bremeni renditet në vendin e dhjetë me vetëm gjashtë pikë të tubuara këtë edicion. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan