Trajneri sulmon Skriniar: Ka qenë një nga më të dobëtit në fushën e lojës

14 Tetor 2018

Jan Kozak, trajneri i Sllovakisë, ka kritikuar disa prej lojtarëve të tij pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Republikës Çeke, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës B të Nations League. “Ka ardhur koha që disa futbollistë, si Skriniar, Lobotka, Duda, Mak dhe Weiss të marrin përgjegjësi më të mëdha. Skriniar? Ka qenë një nga më të dobëtit, duhet të jemi realist. Flitet se vlen miliona euro, por këtë duhet ta tregojë në fushën e lojës”, ka thënë Kozak.

“Pjesa e parë ishte shumë impenjuese, fizike, e vështirë, dhe pasi ndryshuam krahët kontrolluam ndeshjen, por paradoksalisht, pësuam dy gola dhe humbëm. Ishte e pamerituar. Nations League është një nga opsionet për t’u kualifikuar në Evropian, por është më e vështirë. Ka pak ndeshje”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan