Tranzicioni i rrezikshëm i Atletico Madridit

02 Dhjetor 2019

Diego Simeone e kishte paralajmëruar në ndeshjet e para-sezonit se ai do të përballet me sfidën e tij më të madhe në Atletico Madrid këtë vit.

Ai bëri thirrje për durim pasi skuadra ishte ndryshuar shumë gjatë gjithë verës.

Tani Atletico janë gjashtë pikë pas Real Madridit dhe Barcelonës, por pritjet ishin më të mëdha gjatë verës, shkruan Marca.

Largimi i Antoine Griezmann

Atletico ka shënuar 22 gola nga 20 ndeshje dhe kjo tregon që largimi i Griezmann i ka dëmtuar shumë.

Në pesë vitet e tij në klub, ai u bë golashënuesi i tyre i pestë në histori të klubit dhe mungesa e tij ndjehet.

Joao Felix ka nevojë për kohë

VetĂ«m koha do tĂ« tregojĂ« nĂ«se Joao Felix do tĂ« mund tĂ« jetĂ« kandidat pĂ«r “Ballon d’Or” njĂ« ditĂ«, por atij i duhet kohĂ« pĂ«r tu bĂ«rĂ« njĂ« yll i vĂ«rtetĂ«.

Ai ka vetĂ«m njĂ« sezon pas tij dhe vlera e tij prej 127 milionĂ« eurosh do t’i peshojĂ«.

Zhdukja e Diego Costas

Sulmuesi ka luftuar për gola këtë sezon dhe Simeone vazhdon ta mbështesë.

KatĂ«r golat e tij kundĂ«r Real Madrid gjatĂ« verĂ«s, treguan se ai mund t’i bijĂ« golat qĂ« po mungojnĂ«, por ato nuk janĂ« parĂ« deri mĂ« tani nĂ« La Liga.

U aktivizuan tre klauzola lirimi

Përkundër blerjeve n vlerë 240 milionë eurove verën e kaluar, Los Rojiblancos ende po përpiqen të gjejnë një shtyllë kurrizore të re pasi kanë humbur emra si Griezmann, Rodrigo Hernandez dhe Lucas Hernandez.

Të tre u larguan kur u plotësuan klauzolat e lëshimit të tyre, dhe as Joao Felix, Marcos Llorente dhe Mario Hermoso nuk i kanë mbushur zbrazëtitë që kanë mbetur.

Një mbrojtje e re

Kieran Trippier, Felipe Monteiro, Mario Hermoso dhe Renan Lodi janë një prapavijë e re që ende po e kërkojnë lojën së bashku, ndërsa Jose Gimenez dhe Stefan Savic të dy janë jashtë shkaku i dëmtimeve.  Mbetet vetëm Jan Oblak.

Përshtatja në një stil të ri

Atletico njiheshin pĂ«r vĂ«shtirĂ«si pĂ«r t’i mposhtur dhe pĂ«r forcĂ«n. Por kĂ«tĂ« sezon Simeone Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur tĂ« evoluojĂ« gjĂ«rat disi, megjithĂ«se rezultatet nuk kanĂ« ardhur ashtu siç do tĂ« dĂ«shironte.

Humbja e karakterit

Largimi i Diego Godin nuk dëmtoi vetëm mbrojtjen por edhe dhomën e zhveshjes.

Ai bëri sikurse bën Gabi Fernandez, Fernando Torres, Tiago Mendes dhe Raul Garcia duke u larguar, dhe Atleticos tani po i mungon udhëheqësi i llojit të tyre.

Kualifikimi i Ligës së Kampionëve një domosdoshmëri

Nëse Atletico do të bëhet një markë prestigjioze globale, atëherë ata nuk mund të lejojnë të humbasin mundësinë të luajnë çdo vit në Ligën e Kampionëve .

Përfundimi në katër të parët është një domosdoshmëri për Simeonen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com