Tre gjigantë evropianë e duan transferimin e Insignes

15 Maj 2019

Lorenzo Insigne me shumë gjasë do të largohet nga Napoli me të përfunduar sezoni 2018/19 në Serie A, ndërsa ka pranuar oferta nga tri klube të mëdha evropiane.

Corriere della Sera raporton se rivalët e napolitanëve si, Milani dhe Interi, e duan transferimin e sulmuesit italian me t’u hapur afati kalimtar në këtë verë.

Përveç dy skuadra nga qyteti i Milanos, interesim për Lorenzo Insignen ka shprehur edhe Atletico Madrid, që ka shikuar nga afër disa paraqitje të tij në këto ndeshjet e fundit.

Lorenzo Insigne (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Skuadra spanjolle thuhet se është e gatshme të paguajë rreth 55 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit italian, por që Napoli kërkon hiq më pak se 80 milionë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Lorenzo Insigne

Milani dhe Interi, janë të gatshëm që të ofrojnë një pjesë të shumës dhe një lojtar për ta kompletuar marrëveshjen, por rivali i tyre i ligës kërkon vetëm të holla për të arritur marrëveshje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com