Tre gjigantët e Ligës Premier e duan transferimin e Federico Bernardeschit

30 Maj 2020

Federicho Bernardeschi me gjasë po e shijon edicionin e fundit te Juventusi, pasi në këtë verë planifikohet shitja e tij.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se Zonja e Vjetër nuk e ka në planet e së ardhmes 26-vjeçarin, andaj planifikon t’i ndajë rrugët me të.

Siç raporton mediumi italian, me dëshirën e kampionit të Serie A që të shesë Bernardeschin, ka disa klube që janë të interesuara për të.

Manchester United, Chelsea dhe Arsenali, besohet se janë të interesuar në transferimin e tij, gjersa torinezëve u nevojiten fonde për të realizuar shënjestra të tjera.

Kështu, tri klubet nga Liga Premier do të tentojnë që të transferojnë lojtarin, mirëpo Juventusi kërkon plotë 50 milionë euro nga shitja e tij.

Më parë është raportuar se edhe Barcelona është në garë për Bernardeschin, por që ende nuk ka ndonjë interesim zyrtar. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com