REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Golden State dhe Boston nuk gabojnë

Tre palë atlete të ndërruara, LeBron James i jep Cavs fitoren e 13-të radhazi

7 Dhjetor 2017 10:24

LeBron James ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen kundër Sacramento Kings, duke bërë një performancë të shkëlqyer që i dha fitoren e 13-të radhazi Cleveland Cavalies këtë sezon me rezultatin 101-95.

Ylli i ekipit shënoi 32 pikë, 11 ribaunde dhe 9 asiste dhe u detyrua që të ndërronte atletet e tij 3 herë gjatë takimit.

Me shumë rëndësi ishte 3 pikëshi i tij në minutën e fundit të lojës.

Cavs përmbysën një disavantazh prej 14 pikësh kundër Kings.

Edhe Kevin Durant bëri diferencën në takimin e fituar nga Golden State kundër Charlotte me rezultatin 101-87.

Warriors e zgjidhën takimin që pas 24 minutave (53-38) rezultati i pjesës së parë.

Ky është suksesi i 5-të radhazi për Golden State, që vazhdon të mbajë vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Nuk gabon as Boston, që në “TD Garden” fitoi 97-90 Dallas.

Mavericks fitoi 57-47 në pjesën e parë, por Celtics më pas përmbysi rezultatin.

U dallua në lojë Irving (23 pikë) dhe Tatum (17 pikë dhe 10 ribaunde), që iu mundësuan të zotëve të shtëpisë që të mbajnë distancën me Celveland.

Atlanta humbi në sfidën ndaj Orlando-s në shtesë.

Koha e rregullt përfundoi 96-96, ndërsa ajo shtesë 14-10.

DeMarcus Cousins ishte arkitekti i fitores së Pelicans kundër i Denver Nuggets në New Orleans .

Ai shënoi 40 pikë dhe 22 ribaunde në fitoren 123-114.

Indiana bëri një përmbysje të madhe kundër Chicago-s.

Pacers fituan 98-96 falë 27 pikëve të Oladipo dhe 17 të Bogdanovic, ndërsa Bulls nuk u mjaftuan 18 pikët e Dunn.

Fituan edhe Knics kundër Memphis Grizzlies me rezultatin 99-88.

Milwaukee fitoi falë dyshes Antetokounmpo-Bledsoe, respektivisht 25 dhe 22 pikë, me rezultatin 104-100 kundër Detroit. Pistons nuk u mjaftoi performanca e Drummond, me 27 pikë dhe 20 ribaunde.

San Antonio nuk gaboi kundër Miami në triumfin 117-105.

 Minnesota Timberwolves fituan në “Staples Center” të Los Angeles ndaj Clippers 107-113.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment