Trezeguet analizon finalen e Botërorit dhe përgëzon CR7

Juventusi ka finalizuar një marrëveshje të madhe duke nënshkruar me yllin Cristiano Ronaldo me ish-sulmuesin e bardhezinjve, David Trezeguet, që beson se ai ka ka zgjedhjen e duhur. Gjatë një intervistë të gjatë për “Marca”, ai foli edhe për finalen e Kupës së Botës që do të mbahet ditën e diel mes Francës dhe Kroacisë. Ai gjithashtu ndalet edhe te fituesi i mundshëm i “Topit të Artë”.

Përse mendoni se Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Juventusin?

“Ishte një surprizë, por do t’i sjelli futbollit italian shumë të mira dhe do të përmirësojë imazhin e tij. Talenti i tij do të motivojë pjesën tjetër të ekipit, ai do t’i inkurajojë të gjithë për të punuar. Ai dëshironte të arrinte qëllime të tjera dhe të vazhdonte të fitonte dhe me Juventus mund ta bëjë këtë. Ky nuk është një hap pas, por në fakt është e kundërta. Nëse ai u larguar nga Real Madrid atëherë duhet të ketë qenë një arsye e fortë”.

Çfarë ndjesie keni para finales së Kupës së Botës?

Do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse sepse të dyja ekipet luajnë futboll të mirë. Franca ka qenë e qëndrueshme në një nivel shumë të lartë, duke u përmirësuar pas punës të bërë në Kampionatin Europian. Ata kanë treguar një aftësi të mrekullueshme sulmuese, me Francën që e ka patur këtë magji në të kaluarën. Do të jetë një finale e hapur.

Ku i duhet Francës që të jetë e kujdesshme?

Gjatë gjashtë muajve të fundit, Franca ka qenë shumë efektive në të gjitha aspektet e lojës së tyre, por unë jam duke menduar për qëndrueshmërinë e tyre në repartin e mbrojtjes. Do të jetë e rëndësishme që të jenë të kujdesshëm nga goditjet e lira. Presioni në këtë pikë të lojës nuk është nga fusha, por ky është presioni më i bukur.

A është fituesi tjetër i “Topit të Artë” ai që luan në këtë finale?

Po, kjo do të varet nga rezultati, por është në mes të Antoine Griezmann , Kylian Mbappe dhe Luka Modric. Mendoj më shumë për Mbappe, sepse ai ka qenë një ndjesi vetëm në moshën 19 vjeçare dhe ai ka një të ardhme të ndritur. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan