Trio-Zeneli! Kosova ‘poker’ Azerbajxhanit dhe kualifikim!

20 Nëntor 2018

Gol në minutën e parë të takimit, tripletë nga Arbër Zeneli, ‘poker’ 4-0 në rezultat! Kosova i bën të gjitha dhe ia del që të kualifikohet në Ligën C të Ligës së Kombeve pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Grupin D. Sot në fushën e tyre në “Fadil Vokrri” kanë qenë të përkryer duke marrë tri pikë mjaft të rëndësishme. Natyrisht, e pritshme para mijëra tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit.

I duhej vetëm një barazim që të ruante vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve, por përfaqësuesja e Kosovës e drejtuar nga Challandes ka gjetur golin që në minutën e parë të ndeshjes me Arbër Zenelin. Në 45 minutat e para të takimit kosovarët janë mbrojtur mirë, duke ruajtur me fanatizëm golin e shënuar, ndërkohë që ekipi kundërshtar sulmoi për të krijuar shpresa.

Në pjesën e dytë të besuarit e Challandes futen me më shumë “uri” në fushën e lojës, duke shënuar sërish me Zenelin pas një asisti të dhënë nga Vedat Muriqi. Pak minuta më vonë realizon dhe shtatlarti i mbrojtjes Amir Rrahmani duke i çuar shifrat në 3-0. Të sigurt lojtarët e Kosovës pas vetëm 61 minutash lojë, teksa kundërshtari azerbajxhanas vetëm mbrohej. Në minuan e 76 Arbër Zeneli “vulosi” fitoren me golin e katër të realizuar duke i dhënë kështu me plotë të drejtë kualifikimin në Ligën C të Ligës së Kombeve përfaqësueses së Kosovës. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.