Trippier shihet si zëvendësues i Cancelos te Juventusi

16 Qershor 2019

Kieran Trippier është duke u shënjestruar nga Juventusi, pasi shihet si zëvendësues i Joao Cancelos, që pritet të largohet në verë.

Sunday Times raporton se gjiganti italian është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit angleze.

Cancelo me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar, derisa po kërkohet nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Joao Cancelo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi portugez do të largohet nga Zonja e Vjetër për një shumë rreth 50 milionë euro, gjersa te ‘Citizens’ shihet si rival i Kyle Walker.

Lexo po ashtu: Juventusi kërkon zëvendësim për Cancelon, tre emra në listë

Trippier ka kontratë me Tottenham Hostpurin edhe për tri vite, por që këta të fundit janë duke refuzuar ta shesin atë.

Por, është dëshira e 28-vjeçarit që të largohet nga Spurs, pasi dëshiron të fitojë trofe, e që këtë mundësi mund t’ia ofrojë Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com