Triumfi ndaj Frosinones e vë Interin në pozitë të mirë drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve

14 Prill 2019

Interi ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir i Frosinones (3-1) për të ruajtur një pozitë të mirë në tabelën e Serie A, në garën për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Zhvillohej minuta e 19-të e takimit kur u zhbllokua rezultatin. Danilo D’Ambrosio dërgoi një top në zonë, ndërsa Radja Nainggolan kërceu më së larti dhe shënoi me kokë.

Radja Nainggolan e shënoi golin e parë (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim gjyqtari akordoi penallti për mysafirët, ndërsa Ivan Perisic e mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga pika e bardhë (37′). Nerazzurrët shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë.

Francesco Cassata u tregua i saktë në minutën e 61-të duke e dërguar topin në rrjetë dhe në këtë mënyrë e ngushtoi rezultatin dhe i dha shpresa skuadrës së tij për një barazim.

Me gjithë përpjekjet e nikoqirëve për t’i ndryshuar gjërat në vazhdim, ata nuk arritën të tregoheshin efektivë, ashtu që e humbën sfidën. Për më shumë, zikaltrit e realizuan edhe golin e tretë me anë të Matias Vecinos (90’+4).

Ivan Perisic realizoi nga penalltia (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Interi e ka forcuar pozitën e tretë në tabelë me 60 pikë, pesë më shumë se Milani që ndodhet në vend të katërt dhe gjashtë pikë më shumë se Roma që mban vendin e pestë.

Për Frosinone ishte një humbje e rëndë, pasi ka vështirë se mund të dalë nga zona e rrezikut dhe pritet që në fund të sezonit të largohet nga elita e futbollit italian.

Në xhiron e ardhshme, Interi zhvillon derbin ndaj Romës, kurse Frosinone luan si mysafir i Cagliarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan