Triumfi ndaj Udinezes, legjenda Barezi: Shpirt i madh, çfarë fitoreje me peshë

02 Nëntor 2020

Prej një jave është president nderi i Milanit, por për Franko Barezin nuk është diçka e re që të bëjë tifozllëk për kuqezinjtë.

60-vjeçari e ka ndjekur nga shtëpia takimin e ekipit të Piolit në transfertën kundër Udinezes dhe me siguri ka pasur vërejtjet e tij për kapiten Romanjolin që gaboi duke u mundësuar vendësve penalltinë që solli golin e barazimit të përkohshëm.

Goli i Ibrës dhe vërshëllima e trefishë e arbitrit Di Belo e kanë qetësuar Barezin i cili pas sfidës ia ka besuar mendimin e tij profilit personal në “Twittier”. “Fitore me peshë dhe shpirt i madh skuadre. Urime djema dhe forca Milan”, shkruante presidenti i nderit për Milanin, duke iu gëzuar tri pikëve që mbajnë kuqezinjtë në krye të renditjes.

Vittoria pesante, grande spirito di squadra ?? #UdineseMilan

— Franco Baresi (@FBaresi) November 1, 2020

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan