Triumfi në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, Real Madridi nuk do të jap shpërblime për lojtarët

03 Korrik 2020

Lojtarët dhe stafi trajnerëve te Real Madridi nuk do të marrin asnjë shpërblim në rast të fitimit të La Liga Santander ose Ligës së Kampionëve.

Pas shpërthimit të pandemisë coronavirus, palët kanë ranë dakord për uljen e pagave prej 10 për qind, si dhe heqjen e çdo shpërblimi që korrespondon me suksesin e klubit në vend ose Evropë.

Disa klube në La Liga Santander zbatuan ulje të përkohshme të pagave për punonjësit e tyre përmes një ligji që ua mundëson këtë gjë (ERTE), ndërsa Los Blancos ranë dakord për uljen e pagave përmes negociatave me lojtarët dhe drejtorët.

Festa e lojtarëve të Real Madridit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Ulja prej 10 për qind për të cilën ishte rënë dakord do të kishte shkuar deri në 20 për qind nëse sezoni ishte anuluar, por nuk ka ndodhur deri tani.

Sidoqoftë, nuk do të shpërblime për edicionin 2019/20, kështu që shpërblimet prej rreth një milion euro për secilin lojtarë që u morën në ecionin 2016/2017 kur u fitua La Liga dhe Liga e Kampionëve, këtë vit nuk do të jepen nëse Reali fiton në të dyja frontet.

Lojtarët e Real Madrid, të cilët u përfaqësuan nga kapiteni i tyre Sergio Ramos , pranuan propozimin e klubit pasi ishin në dijeni për vështirësitë financiare që erdhën me krizën e coronavirusit.

Festa e lojtarëve të Real Madridit (Foto: David Ramos/Getty Images)

Edhe pse ata ranë dakord për ulje pagash dhe shpërblimesh, kjo nuk i ka penguar të jenë lider në La Liga me katër pikë epërsi ndaj Barcelonës së vendit të dytë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com