Tronditet futbolli shqiptar, vdes në moshën 18-vjecare futbollisti Dorian Tahirllari, talenti i Skënderbeut

31 Maj 2020

Një lajm shumë i hidhur, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm vjen nga Korca. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk e fitoi dot betejë kn me këtë sëmundje.

Në 25 Shkurt 2019 ka qënë hera e parë që News 24 kontaktoi me familjarët e Dorjan Tahirallarit, futbollistit të Skënderbeut U17.

Përballë cdo vështirësie, familja Tahirllari, me ndihmën e shqiptarëve ia doli të stabilizojë gjendjen e Dorianit, në një spital privat ne Maqedoni.

Por kaq nuk mjaftoi që Doriani të shërohej plotësisht, pasi i duhej të përballej edhe njëherë me këtë sëmundje, e cila për fat të keq i mori jetën.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com