Tronditet kombëtarja e Egjiptit, ylli i skuadrës mund të humbasë Botërorin?

23 Prill 2018

Te kombëtarja e Egjiptit janë optimistë sa i përket dëmtimit të lojtarit të Arsenalit, Mohamed Elneny. Frika është se ai mund të mungojë në Rusi, për shkak se u dëmtua në ndeshjen e fundit, ku Arsenali fitoi me rezultatin 4-1 ndaj West Ham.

Problemi fizik fillimisht u mohua nga stafi mjekësor Arsenalit, ku u deklarua se nuk bëhej fjalë për një diçka serioze, duke sjellë reagimin e ashpër të tifozëve egjiptianë, të shqetësuar nga dëmtimi i talentit të kombëtares.

Zv.trajneri i Egjipti-t Mahmoud Fayez postoi në Twitter lajmin që dëmtimi i lojtari nuk ishte serioz dhe që me shumë mundësi do të jetë në Kupën e Botës. Menjëherë pas këtij postimi ekipi i Arsenalit doli me një deklaratë zyrtare: “Pasi vlerësuam situatën, ku lojtari iu nënshtrua analizave mjekësore të dielën dhe të hënën, ne mund të konfirmojmë se Mo Elneny ka pësuar dëmtim në ligamentet e gjurit të majtë. Ne shpresojmë te rikthimi i lojtarit për ndeshjet e mbetura të sezonit, dhe jemi në kontakt me federatën egjiptiane”.

Mesfushori Elneny është titullar në kombëtare, që nga debutimin e tij në vitin 2011, ku është aktivizuar në 57 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

Egjipti është në Grupin A, së bashku me Uruguain, Arabinë Saudite dhe organizatorët e Rusisë. Ndeshjen e parë në këtë botëror do ta luajë me 13 qershor, kundër Uruguajit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan