Tronditet Partizani, arrestohet Alban Hoxha

Një lajm i papritur vjen nga kampi i Partizanit, në prag të derbit te javës së 15-të në Kategorinë Superiore, ndaj Tiranës. Raportohet se portieri Alban Hoxha, i cili është gjithashtu edhe kapiteni i ekipit është arrestuar ditën e sotme nga policia, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe aktualisht ndodhet në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Portieri 31 vjeçar, mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit për shkak të një dëmtimi, por dukej se gjithçka ishte në rregull për derbin. Nuk dihet akoma sesi do procedohet por i sigurtë është fakti që kjo situatë ka sjellë shqetësime në kampin e ‘’demave’’ dhe te trajneri Gega. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan