Trump sulmon LeBron, Melania i del në mbrojtje

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
5 Gusht 2018 13:14

Donald Trump ka kritikuar yllin e NBA Lebron James, por bashkëshortja e tij Melania nuk ndan të njëjtin mendim me të.

Gjatë një interviste për CNN, James komentoi edhe sjelljen e Presidentit të SHBA me disa prej sportistëve më ngjyrë të cilët janë gjunjëzuar gjatë këndimit të himnit përpara ndeshjeve të tyre. “Prsidenti i ka përdorur sportistët për të përçarë vendin dhe unë nuk mund të rri i heshtur për këtë”, tha LeBron në intervistën e tij për Don Lemon.

Me sa duket Trump ishte duke e ndjekur, sepse menjëherë më pas ai postoi në Tëitter një mesazh jo shumë të këdnshëm për basketbollistin dhe gazetarin e CNN. “LeBron James sapo u intervistua nga njeriu më budalla në television, Don Lemon. Ai u përpoq ta bënte LeBronin të dukej i zgjuar, diçka që nuk është e lehtë të arrihet. Unë për vetë pëlqej Mike”, shkruajti Presidenti i SHBA, duke u përfshirë edhe në debatin e kohëve të fundit për basketbollistin më të mirë të historisë, duke u rreshtuar qartazi krahë Michael Jordan.

Vetë legjenda e basketbollit nxitoi të injoronte lavdërimet e marra prej presidentit dhe tha përmes një zëdhënëseje: “Unë mbështes LeBron James, ai po bën një punë fantastike për komunitetin e tij”. Së fundmi James hapi një shkollë në Akron, qytetin e tij të lindjes në Ohio, një veprim që u mbështet edhe nga Zonja e Parë e SHBA, Melania.

Zyra e shtypit e saj komentoi mbi nismën e James duke e vlerësuar maksimalisht. “Duket se LeBron James po punon për të bërë gjëra të mira për brezin e ardhshëm dhe siç ka thënë gjithmonë, Zonja e Parë inkurajon të gjithë ata që kanë në fokus të aktivitetit të tyre mirëqënien e fëmijëve”, tha zëdhënësia Stephanie Grisham, e cila gjithashtu la të kuptohej se Melania mund edhe të vizitonte shkollën “I Promise” të çelur nga James në vendlinjen e tij./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike