Tuchel është arsyeja pse Mbappe dëshiron largimin nga PSG

21 Maj 2019

Deklarata e Kylian Mbappe në çmimet e më të mirëve në Ligue 1 për largim nga PSG ka bërë zhurmë të madhe dhe sipas medieve arsyeja është e Thomas Tuchel.

20 vjeçari kërkon një rol më të rëndësishëm te PSG, apo do të vazhdojë diku tjetër.

“Ndoshta është koha për më shumë përgjegjësi, mund të jetë në PSG me shumë kënaqësi apo edhe diku tjetër në një projekt të ri”, kishte thënë Mbappe.

Kylian Mbappe (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Një prej arsyeve që Mbappe është frustruar është trajneri Tuchel, sipas Le Parisien.

Lexo po ashtu: Fjalimi i Kylian Mbappe: Destinacion i ri apo synim për rritje pagave?

Trajneri gjerman nuk e futi në lojë ndaj Strasbourg dhe Nantes, ndeshje ku ka mundur të shënojë gola dhe të rivalizojë me Lionel Messin për ‘Këpucën e Artë’.

Thomas Tuchel . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Klubi ka reaguar duke thënë se lojtari nuk do të largohet dhe ka të ardhme në klub.

Shumë klube evropiane janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha për lojtarin që ta marrin nga ‘Parc des Princes’. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan