Tuchel: Inspirohem nga Ancelotti, me Napolin është vendimtare

23 Tetor 2018

Thomas Tuchel beson se Edinson Cavani dhe Marco Verratti mund të jenë vendimtare për Paris Saint-Germain kundër Napolit, në një ndeshje speciale për ta. Gjermani zbuloi se ishte i frymëzuar nga Carlo Ancelotti. Thiago Silva do të jetë mungesa e madhe për PSG, me Angel Di Maria dhe Marco Verratti të gatshëm, por në mënyrë të pashmangshme fokusi do të jetë te ish-ylli i Napolitt, Cavani.

“Edinson është i rëndësishëm për ne dhe në këtë moment ndoshta ai ndihet pak i trishtuar sa nuk po shënon aq shumë, por i thashë se situata do të ndryshojë dhe ai nuk duhet të mendojë për të. Ai punon shumë për ekipin, vetëm duhet të mbajë besimin dhe goli do të vijë. Unë e di që nesër është një lojë e veçantë për të dhe shpresoj se ai do të shënojë”, tha Tuchel në konferencën për shtyp.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkato duke afruar yje si: Neymar dhe Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain ende nuk ka patur sukses në Evropë. “Ne jemi një klub i madh, por nuk kemi shumë përvojë në Champions League dhe nuk jemi mësuar të shkojmë krejtësisht në këtë turne, kështu që nuk jemi favoritë. Është një grup shumë i komplikuar. Tani kemi tri javë të rëndësishme, vendimtare, dy herë me Napolin, pastaj Marseille, Lille dhe Monaco, të gjitha ndeshjet e rëndësishme dhe ne duhet të luajmë mirë”, tha Tuchel.

“Thiago Silva nuk ka gjasa që të shërohet në kohë për të luajtur. Verratti është trajnuar dhe kjo është e rëndësishme. Ai kishte disa shqetësime kundër Amiens, por tani është rikuperuar dhe do të luajë nesër. Është gjithashtu e veçantë për të, e di se ai kujdeset për Ancelotti-n dhe ka një raport të veçantë me trajnerin. Plus ai luan kundër një ekipi italian, kështu që unë mendoj se ai mund të bëjë diferencën”, vazhdoi gjermani.

“Milani i Ancelotti-t kishte një futboll të tillë fluide dhe një ekip të jashtëzakonshëm. Isha frymëzuar nga ai dhe nga ekipi i tij. Napoli bëri mirë kundër Liverpool-it me energji dhe inteligjencë duke luajtur 4-4-2 me Allan dhe Marek Hamsik në qendër. Ata kanë lojtarë si Lorenzo Insigne dhe të tjerë që mund të bëjnë ndryshimin në çdo moment. Ne duhet të jemi vigjilent, të durueshëm dhe në të njëjtën kohë me intensitetin për të luajtur një lojë të mrekullueshme. Ata kanë luajtur sëbashku për shumë vite dhe ende kanë disa nga lëvizjet që Maurizio Sarri aplikoi”, theksoi Tuchel. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.