Tuchel: Jam me fat që stërvis atë lojtar

Skuadra kampione e Paris Saint Germain vazhdon rekordin e fitoreve në Ligue 1, duke i fituar të 8 ndeshjet e luajtura deri më tani dhe ndodhet në kuotën e 24 pikëve. Në ndeshjen e fundit, PSG triumfoi 3-0 në fushën e Nice, ku Neymar shënoi dy herë dhe goli tjetër u shënua nga i riu Nkunku. Trajneri Thomas Tuchel ka vlerësuar Angel Di Maria-n, duke deklaruar se është me fat që ka në ekip një futbollist të tillë.

“Më pëlqen shumë Di Maria, është shumë i talentuar. E kam ndjekur, kur luante për Real Madrid, dhe nuk e besoja se do ta stërvisja një ditë. Tani është një lojtar i imi, është një dhuratë për mua. Çdo gjë është e lehtë me të, pasi ai është një nga të parët që vjen në stërvitje. Ai ka shumë aftësi, gjithnjë luan për skuadrën, është me të vërtetë një dhuratë. Është një lojtar që ndihmon dhe krijon shumë për të tjerët”, u shpreh Tuchel.

Tuchel në këtë ndeshje la pushim Edinson Cavani-n dhe Marco Verratti-n, me këtë të fundit që u aktivizua në pjesën e dytë, në prag të ndeshjes që PSG do të luajë ndaj Crvena Zvezda në Champions League mesjavën e ardhshme. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.