Tuchel konfirmon pajtimin e dyshes Cavani – Neymar

Të mërkurën Edinson Cavani dhe Neymar arritën që së bashku të shënonin tre gola, duke bërë kështu nisjen më të mirë në historinë e klubit. Në fitoren kundër Reims me rezultatin 4-1 dyshja pariziene bashkëpunoi në mënyrën më të mirë në fushë që prej ardhjes së lojtarit me vlerë 222 milion euro.

Marrëdhëniet mes dy sulmuesve nuk kanë qenë të mira gjatë sezonit të shkuar, por duket se me ardhjen e Thomas Tuchel gjithçka është përmirësuar. A është kjo një meritë e trajnerit gjerman? “Nuk e di, ju duhet të pyesni lojtarët”, shtoi Tuchel me shaka për “L’Equipe”. “Është shumë e rëndësishme që lojtarë të mëdhenj si si ‘Ney’ dhe ‘Edi’ të qëndrojnë së bashku dhe të luajnë duke e respektuar njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për mua. Besoj se së bashku me Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria ata do të formojnë një grup që dëshiron të arrijë gjëra madhore. Gjithnjë iu them se është përherë e rëndësishme të qëndrojnë së bashku”.

“Ne kemi hyrë në historinë e klubit dhe kjo na bën shumë të lumtur. Lojtarët kanë thyer një rekord dhe janë për t’u përgëzuar. Tani është koha që të përmirësohemi për një kohë të gjatë”. Me një sukses tjetër ndaj Nice, PSG do të barazojë rekordin e vitit 1936 në Ligue 1 që e mban klubi i Lille. /EDS/

***************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.