Tuchel nuk e përjashton mundësinë që Rabiot të qëndrojë në PSG

05 Janar 2019
Tuchel nuk e përjashton mundësinë që Rabiot të qëndrojë në PSG

Aktuslisht mesfushori i Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot, është në qendër të vëmendjes së medieve botërore sportive.

Lojtarit i skadon kontrata në verë dhe ai po refuzon të rinovojë me klubin francez. 23-vjeçari raportohet se është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën, por trajneri i skuadrës, Thomas Tuchel, beson se çdo gjë mund të ndodh dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që mesfushori të qëndrojë në Paris.

“Nuk është situatë e lehtë për atë”, ka thënë Tuchel për Rabiotin.

Shumë skuadrat të mëdha pas Adrien Rabiot (Foto: Getty Images/Guliver/Guliver)

“Ai nuk është lojtari i parë që ka problem të tillë, por ende është duke punuar me të gjithë dhe është shumë profesional”.

“Kjo është ajo që kam pritur nga ai dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu, edhe ne duhet të jemi profesional gjithashtu”.

Lexo po ashtu: Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

“Të gjithë e dinë situatën e tij. Tregu i transferimeve është një periudhë e komplikuar, ai është lojtari ynë dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

“Është situatë mes tij dhe klubit”, ka shtuar Tuchel. /Telegrafi/

www.telegrafi.com