Tuchel shpjegon pse i pëlqen Neymar në rolin e numrit 10

25 Shtator 2018

Thomas Tuchel është i gatshëm të vazhdojë ta përdorë Neymar si numër 10 për Paris Saint-Germain për ta përfshirë atë në të gjitha sulmet e ekipit. Neymar ka operuar kryesisht nga e majta që kur u bashkua me PSG nga Barcelona në gusht të vitit 2017, por këtë sezon Tuchel herë pas here e ka vendosur atë në një rol qendror pas sulmuesit (playmaker).

Brazili e filloi ndeshjen në krah kundër Rennes të dielën, por u zhvendos në mes në pjesën e dytë dhe luajti një rol kyç në golat e Thomas Meunier dhe Eric Maxim Choupo-Moting. Të martën në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Reims, Tuchel shpjegoi se pse ai pëlqen ta përdorë 26-vjeçarin në atë repart. “Sigurisht që ai pëlqen të jetë atje dhe ne dëshirojmë ta kemi atë në pozicionin e numrit 10 sepse ai është i përfshirë në çdo sulm, jo vetëm nga e majta”, tha gjermani.

“Ai ka shansin të jetë pak më i lirë dhe të jetë në qendër të lojës dhe ne kemi mundësinë ta përfshijmë atë në çdo sulm që bëjmë. Nëse ju e përfshini Neymar në sulmet tuaja, ka një mundësi të lartë që të krijoni shanse për gol. Kjo është ajo që unë mendoj për lojtarët, kështu që çfarë mund të marrim prej tyre dhe çfarë duam prej tyre dhe kjo është arsyeja pse është një mundësi e mirë për të luajtur me Neymar në qendër”, shtoi Tuchel. Paris SG kryeson me pikë të plota Ligue 1, pasi i ka fituar të gjashtë ndeshjet e tyre në kampionat. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.