Turbina gjen portier te Kukësi, vijnë edhe dy

Bledar Malaj lajmëroi ndërprerjen e kontratës me Turbinën, që ka lëvizur shumë shpejt dhe ka afruar një tjetër “gardian”. Është i riu Klevis Hasanbelli, i cili ka qenë pjesë e Kukësit së fundmi (aktivizohej me ekipin e dytë), ai që do të mbrojë portën e cërrikasve.

Veç Hasanbellit, me skuadrën e drejtuar nga Sinan Bardhi janë bashkuar edhe Elvis Xhelili dhe Kleo Qosja. Kështu për Turbinën tashmë ekipi është disi më i plotë. Merkatoja do të vijojë dhe pritet të ketë edhe të tjera afrime.

“Pas largimit te Portierit Bledar Malaj , Turbina ka gjetur zëvendësuesin e tij. Ai është Klevis Hasanbelli , i cili aktivizohej me Kukësin B. Ndërkohë tek ekipi cërrikas është rikthyer Elvis Xhelili dhe një tjetër djalosh i ri nga Cërriku, 18-vjeçari Kleo Qosja”, njofton klubi i Turbinës. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan