Tv lajme

19 Shkurt 2019

Ka dallime të theksuara mes lajmeve tv dhe lajmeve të shkruara. Ndërsabota bën përpara, e njëjta gjë ndodh edhe me median. Njerëzit nuk kanë nevojëtë rrinë me orë të tëra për të lexuar gazetat. Lajmet tv falë imazhit dhe zërit arrijnë që të përcjellin më shumëinformacion. Media televizive nëpërmjet figurës dhe zërit përcjell emocionet enjë ndeshjeje futbolli, festivali, tragjedie ndryshe nga gazeta, e cila ftohtësishttë gjitha këto i jep nëpërmjet fjalëve.

Lajmi në gazetë ka nevojë që të zgjatet sepse i duhen detajet që të përshkruaje hollësitë në mënyrë sa më të sofistikuar. Në lajmet tv krijohen më tepër mundësi interpretimi sepse është qartasi një dialog i vazhdueshëm midis prodhuesit, transmetuesit dhe telespektatorit.

Figura kapet njëherazi si një e tërë nga syri, ta përcjell direkt mesazhin, kurse fjala ndërton pjesë pas pjese, informacionin e koduar që transmeton. Shkronja na dha ndërgjegjen mbarëkombëtare, e cila nuk mund të kuptohet pa abetaret, gazetat , tekstet e shkollave veprat letrare. Por zëvendësimi në një masë shumë të madhe i shkronjës me figurën, i tekstit në pamjen vizuale vazhdon, dhe solli pastaj ndryshime kolosale në kulturë e gjithandej.

Gazeta nuk mund te bëhet dot ekran televiziv sepse do të mbushet me fotografi reklamash. Emisioni televiziv nuk mund të bëhet dot gazetë sepse do të mbushet me fjalë të mërzitshme. Në kohët që jetojmë gazeta bëhet nga pak ekran televiziv. Dhe ekrani televiziv nuk i shpëton dot krejtësisht logjikës së gazetës sepse figura duhet të shpjegohet gjithsesi më fjalë. Por gjithsesi lajmet tv kanë përparësi nga ato në median e shkruar.

Megjithatë ekrani është ekran dhe gazeta është gazetë dhe nuk mund të përziejmë mjeshtëritë profesionale më njëra-tjetrën. Por falë lehtësirave të sipërpërmendura, lajmet tv nga dita në ditë po mbërthejnë publikun, kjo falë edhe zhvillimit të teknologjisë, por edhe lehtësisë në përcjelljen e informacionit.

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan