U dëmtua gabimisht nga gjyqtari, vjen e papritura e radhës për Halandin

03 Qershor 2020

Sulmuesi i Borusia Dortmundit Erling Haland rrezikon të mungojë sërish.

Pasi humbi ndeshjen e kaluar me Padërbornin, futbollisti norvegjez pritet të mos luajë as ndeshjen e radhës në Bundesligë kundër Hertës së Berlinit. Media gjermane “BILD” raporton se Haland nuk është paraqitur fare në stërvitje me verdhezinjtë dhe nuk do të mund të stërvitet as ditën e nesërme.

Talenti 19-vjeçar u dëmtua gjatë ndeshjes me Bajernin e Mynihut teksa u përplas gabimisht nga gjyqtari i takimit në kofshë. Ai u zëvendësua në minutën e 71-ë të takimit dhe u largua duke çaluar. Edhe pse dukej një dëmtim jo serioz, te Borusia është shtuar frika se Haland mund të kërkojë ende kohë të rikuperohet.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com