“U desh vetëm një minutë për të pranuar Milanin”, rrëfehet Tonali: Gatuson e telefonova për…

30 Shtator 2020

Milani bëri një goditje të madhe në merkato, pasi mori nga Bresha Sandro Tonalin. Në një intervistë për “DAZN”, mesfushori tregoi se si e pranoi për një minutë propozimin e kuqezinjëve.

“Unë lashë agjentin tim të punonte. Kur erdhi një propozim konkret nga Milani, unë ndërhyra. U desh vetëm një minutë, një shkëmbim fjalësh dhe ne të gjithë u morëm vesh. Ishte fantastike kur kuptova se do kaloja te Milani”. Më pas talenti italian tregoi edhe për telefonatën me Gatuson. “Ishte thjesht një telefonatë për ti kërkuar atij fanellën me numrin 8-të. Gjithashtu e njoftova edhe se isha bërë një lojtar i Milanit.

Gatuso më tha ta meritoja fanellën brenda dhe jashtë fushe. Më tha të luaja mirë dhe të jepja gjithçka nga vetja”, përfundoi Tonali.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com