U largua nga Tirana, shumë oferta për ish-kapitenin bardheblu Gentian Muça

27 Shtator 2020

Për të gjithë, largimi i Gentian Muçës nga Tirana ishte një surprizë. Por tashmë ish-kapiteni bardheblu, duket se e kishte menduar gjatë derisa zyrtarizoi këtë lëvizje. Arsyeja është e gjitha sportive.

D173ac59 1c5e 4420 Bd8c Ebd30800f6cd

Mbrojtësi 33-vjeçar kërkon një skuadër ku të luajë si titullar dhe këtë ia ofrojnë disa skuadra, që menjëherë janë vënë në ndjekje të tij. Vllaznia është një prej tyre, ndërsa me shumë mundësi, Muça mund të zgjedhë Superligën e Kosovës, ku Prishtina është gati të marrë shërbimet e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com