U mbush kupa? Mourinho ”tërbon” Pogbanë me këtë vendim

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ia ka bërë të qartë Paul Pogbasë së nuk do të jetë më kurrë kapiten i skuadrës, pasi është i shqetësuar me sjelljen e mesfushorit francez. Vendimi i është komunikuar lojtarit pikërisht pak orë para ndeshjes kundër Derby Coutny në Kupën e Ligës.

Mourinho po përpiqet që të theksojë autoritetin e tij, pasi një gabim i Pogba solli edhe golin e barazimit të Wolverhampton të shtunën në “Old Trafford”. Të hënën francezi iu kundërpërgjigj kritikave por një ditë më vonë, trajneri tha: “Ndeshja kundër Wolves na dha një mësim të mirë, një mësim që unë e përsëris javë pas jave, por që disa prej djemve nuk po e mësojnë akoma. Çdo skuadër që luan kundër nesh bën ndeshjen e jetës dhe duhet të tregojmë të njëjtin nivel agresiviteti, motivimi dhe dëshire… nuk mjafton 95% kur kundërshtari jep 101%”.

Ajo që ka tërbuar më tepër Pogbanë është se vendimi i është komunikuar përpara gjithë skuadrës, çka tregon për marrëdhëniet tepër të tensionuara mes trajnerit dhe lojtarit kryesor. Gjatë verës u përfol shumë se francezi po kërkonte të largohej nga United për te Barcelona, por në fillim të sezonit Mourinho vendosi ta emëronte kapiten për ndeshjen e parë. Vendimi u interpretua si një përpjekje për të bërë paqe, por me sa duket kjo nuk ka zgjatur edhe aq shumë.

Në këtë debat, mesfushori ka marrë mbështetjen e trajnerit të kombëtares franceze, Didier Deschamps, i cili ka thënë se perceptimi se Pogba është individualist është i pasaktë, dhe se ai është keqkuptuar gjithmonë nga tifozët dhe mediat./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan