U ngjitën në Superiore, nisin që tani largimet

Kastrioti sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore dhe drejtuesit kanë nisur të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm futbollistik. Fillimisht po mendohet të ndërhyhet në stadium dhe kanë goxha punë për t’u bërë, pasi tribuna kryesore nuk i plotëson kushtet, ndërkohë që nuk ka një sektor të mirëfilltë për median, teksa gjatë dimrit reshjet dhe temperaturat e ulëta e bëjnë punën mjaft të vështirë. Sigurisht pritet që Sektori i Licencimeve në FSHF pritet të japë udhëzimet se ku duhet të ndërhyhet urgjentisht.

Por edhe në ekip pritet të ketë lëvizje, madje kanë nisur që tani. Gjatë verës ishin disa shkodranët që u afruan në skuadrën krutane, por nga tani do të jenë dy më pak, pasi mesfushori Abaz Karakaçi dhe mbrojtësi i majtë Alis Boçi janë larguar ende pa u mbyllur kampionati. Nuk dihen arsyet për këtë, por ata nuk kanë dalë prej disa kohësh në stërvitje. Gjithsesi krutanët nuk kanë vuajtur për ta realizuar objektivin e vënë që në fillim të sezonit dhe matematikisht kanë siguruar ngjitjen në elitë.

Këtë javë ata do të luajnë kundër Dinamos, një ndeshje që luhet për “qejf”. Nga fillimi i kampionatit Kastrioti ka dominuar dhe vetëm në dy ndeshje ka dalë i mposhtur. Egnatia u shkaktoi humbjen e parë, por rrogozhinasit nuk kanë pasur fuqinë për ta ndjekur ekipin e drejtuar nga Samuel Nikaj, që pa pikë ka dalë edhe në ndeshjen e fazës së dytë me Besën në shtëpi. Në lidhje me sezonin e ardhshëm gjithçka do të nisë nga trajneri.

Përcaktimi i kreut të pankinës (Nikaj apo ndonjë tjetër) do të hapë edhe merkaton, pasi çdo trajner ka idetë e tija në lidhje me skuadrën, por sigurisht ëshët klubi ai që duhet t’i bindë. Nuk dihen synimet që Kastrioti do të ketë sezonin e ardhshëm, por fillimisht duhet të mendojnë për mbijetesën, pasi vetë struktura e kampionatit e bën të vështirë gjithçka për ekipet që ngjiten në elitë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan