U përball me një shi kritikash, Mustafi replikon dhe zbulon të ardhmen

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka deklaruar se nuk i kushton shumë vëmendje kritikave në adresë të tij, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit të zhvilluara për “Gunners”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë kritika të shumta rreth rolit të tij në golin e parë të Manchester City-t në finalen e Kupës Carabao të luajtur në shkurt, duke pretenduar për një goditje të lirë pas një goditje të lehtë nga ana e Sergio Aguero.

Mustafi u kritikua më herët këtë muaj pasi ai i dha mundësinë Shane Long ta parakalonte, duke shënuar golin vendimtar për Southampton në Emirates. Pavarësisht se u kritikua nga shumë njerëz, për shkak të gabimeve, 26-vjeçari ka pohuar se ai është kritiku i tij më i madh. “Nuk i kushtoj vëmendje kritikave për aq kohë sa nuk është e nevojshme”, – deklaroi Mustafi për revistën gjermane “Kicker”.
“Unë jam kritiku im më i madh i vetes, por ndodh që disa njerëz preferojnë të flasin vetëm negativisht. Unë gjithmonë kam një film që luhet në mendjen time. Mund të jenë momente nga ndeshjet e mëparshme ose po mendoj mënyra si mund të mbrohem. Çfarëdo qoftë ajo, më ndihmon që të përqendrohem plotësisht në lojë”.

Edhe pse janë të shumtë ata që e kanë kritikuar, Mustafi gjithashtu deklaroi se është i lumtur në kryeqytet, pavarësisht se ka zëra për një largim të mundshëm në merkaton e verës. “Sezoni im ka qenë pak a shumë i njëjtë me atë të Arsenal-it, me ulje dhe ngritje, – shtoi ai. – Kohët e fundit besoj se po luaj mirë. Unë jam mirënjohës që luaj për një klub si ky, dua të luaj ku jam i lumtur dhe jam këtu jam i lumtur, sidomos kur jam i aftë të tregoj vlerat e mia”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan