U përfol si pasuesi i Carlo Ancelottit, Edi Reja sqaron të ardhmen e tij!

09 Dhjetor 2019

Mosha është thjeshtë një numër, mbi të gjitha për Edi Rejan, i cili vijon të jetë ende në modë edhe në Serie A italiane. Emri i tij është përfolur shpesh këtë periudhë si pasuesi i mundshëm i Carlo Ancelottit në stolin e Napolit por vetë Reja ka një tjetër version, Napoli për të është thjeshtë një kujtim i bukur, një qytet ku ka shumë miq, por vetëm kaq, pasi ai e sheh vetën si trajneri i Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme. I ndodhur në Tiranë, ku ishte i pranishëm në takimin që FSHF ka zhvilluar me trajnerët e ekipeve kombëtare, Reja ritheksoi edhe një herë se rinovimi është thjeshtë një formalitet:

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com