U rikthye në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh, Dinamo ndryshon logon legjendare

15 Qershor 2021

Dinamo u rikthye të luajë në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh në Kategorinë e Parë. Blutë siguruan një biletë për në elitën e futbollit shqiptar, sezoni 2021-2022, ndërkohë që së fundmi drejtuesit e “nëndetëse”, kanë hedhur hapat e para për çeljen e një faqe të re në historinë e Dinamos.

Klubi kryeqytetas ka prezantuar sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historikë që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

“Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit”, – sqaron klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Dinamo 2

Drejtuesit e klubit që numëron plot 18 tituj të kampionat dhe 13 Kupave të Shqipërisë kanë hedhur kështu themelet për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme dinamovite!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan