“U sëmura duke parë lajmet”, batuta e Mançinit krijon polemika, trajneri kërkon ndjesë: Nuk kisha atë qëllim…

23 Tetor 2020

 

Një postimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini në “Instagram”, në lidhje me Koronavirusin, që po bën kërdinë në të gjithë botën, prodhoi polemika të mëdha.

Trajneri i kombëtares “azzure”, ndau me ndjekësit e tij një karikaturë në të një infermiere pyet pacientin në spital: “Ke ndonjë ide si u sëmure?”. “Duke parë lajmet”, ishte përgjigja e pacientit.

Nuk është hera e parë që Mançini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza. Por gjithësesi pasditen e djeshme ka mbërritur edhe ndjesa e teknikut të Italisë, që ka saktësuar: “Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç’dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për ti treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga Covid-19, nëse është kuptuar kështu kërkoj ndjesë”, u shpreh Maçini.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com