“U treguam të mëdhenj”, flet Pioli pas fitores: Torino nuk e meritonte…

29 Janar 2020

Entuziast Stefano Pioli. Në konferencë për shtyp, trajneri ka analizuar sfidën. Milani i tij në krahët e entuziazmit fiton një tjetër ndeshje të pamendueshme për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, por suksesi përveç kualifikimit konfirmon hapat përpara të skuadrës. 

Ndeshja – “Një paraqitje pozitive sepse luajtëm mirë dhe disavantazhi nuk ishte aspak i merituar. Duhet ta kishim mbyllur pjesën e parë në të tjera shifra, por më pëlqeu bujaria që djemtë shfaqën”.

Mbrojtja – “U bë hera e dytë që pësojmë kaq shumë në shtëpi, por duhet thënë se Torino na ndëshkoi duke krijuar minimumin. Jam i kënaqur me interpretimin e sfidës, sepse në mbrojte vuajtëm pak, teksa në sulm krijuam raste të shumta”.

Rebiç e Çalha – “Ante bëri një tjetër ndeshje të madhe. Shpërthimet e tij dhe puna për ekipin janë jetike sepse i bën me shumë cilësi. Hakani është mes atyre që janë gjithmonë gati. Rasti i tij tregon se karakteristikat individuale mund të na shërbejnë së tepërmi edhe në të ardhmen”.

/PANORAMASPORT.AL/

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan