U21/ Shqipëria për turp, barazojmë me vështirësi në Andorra

26 Mars 2019
U21/ Shqipëria për turp, barazojmë me vështirësi në Andorra

Një gol i vonë i Sulës ka shpëtuar nderin e 21-vjeçarëve të Shqipërisë përballë Andorrës në një takim që përfundoi me rezultatin 2-2, por që edhe njëherë tregon limitet e mëdha të kësaj grupmoshe, e cila edhe njëherë dështon të marrë tre pikët e para në grup pas takimit të humbur 2-1 ndaj Turqisë.

Në minutën e 19-të vendësit kalojnë në avantazh me anë të Alaez me Shqipërinë që shfaq limite të theksuara në mbrojtje. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e vendësve, ndërsa me fillimin e së dytës, kuqezinjtë do të barazojnë në të 53-ën me Omerin.

Duket se Shqipëria e Alban Bushit më në fund është në rrugën e duhur, por vetëm 2 minuta më pas, Andorra shënon sërish me Alaez, sërish pas një gafe në mbrojtje të 21-vjeçarëve tanë. Kuqezinjtë luajnë rrëmujshëm, nuk krijojnë asgjë dhe i shpëtojnë humbjes skandaloze në minutën e 86-ët, kur Din Sula bën të mundur që Shqipëria U21 të marrë pikën e parë në grup.

(j.s/BalkanWeb)

www.balkanweb.com