Udhëheq Vllaznia, Bylis fiton mes sherrit dhe grushteve në Lushnjë

Ka mjaftuar një gol i Hermes Shkullakut që Pogradeci të fitonte në fushën e tij kundër Apolonisë për të marrë kryesimin e tabelës në Grupin B. Liqenorët janë treguar racionalë, duke u mbrojtur mirë dhe në fund, pikërisht pak sekonda para se të mbyllej takimi, çdo gjë ka ndryshuar, kur Shkullaku ka dërguar topin në rrjetë. Apolonia merr humbjen e dytë sezonale dhe kështu e sheh veten 4 pikë larg kreut.

Në Lushnje nuk ka mjaftuar loja në fushë, por është dashur dhe një sherr në tribunë mes tifozëve vendas dhe presidentit të mallakastriotëve Besnik Kapllanaj, ndërsa gjyqtari ka urdhëruar daljen e tyre jashtë, por me sa u pa dhe nëpërmjet pamjeve televizive, çdo gjë degradoi në momentin e golit të ballshiotëve të shënuar nga Dosseh në minutën e 90. Kartonë të kuq për mallakastriotët, Doksani dhe Murataj lanë fushën, po ashtu si Ademi i vendasve. Megjithatë, situata ishte si në luftë, grushte dhe sherre, çdo gjë e turpshme. Megjithatë, Bylis triumfoi duke iu afruar kreut.

Oriku mposhti bindshëm Egantian pretendente me gola të Dhramit dhe Sadushit. Ndërkohë që Tomori iu fal Ogbodikes dhe Friday-t për të marrë tri pikët e para në Berat para tifozëve të vet. Besa në anën tjetër vijon marshimin. Një gol i Kullollit në pjesën e parë i nderoi për të vijuar garën.

Në Veri nuk ka shumë histori, fiton Vllaznia me rezultatin 1-0. Një gol nga Hajdari dhe kaq mjafton për të ruajtur distancën me Dinamon ndjekëse që edhe sot fitoi 2-0 kundër Vorës. Burreli u shthur totalisht në fushën e tij nga Iliria, 4 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar. Në Lezhë nuk ka shumë histori, tre gola nga Kamara dhe fitore kundër Shënkollit në derbi. /EDS/

Kategoria e Parë | Java e 6-të

Grupi A  

Vllaznia-Erzeni 1-0
Shënues: Hajdari 67’

Burreli-Iliria 1-4
Shënues: Ajazi 91’ / Zuna 6’, Bardhi 82’, L.Doçi 90’, Kurti 90+2’

Dinamo –Vora 2-0

Shënues: Sefa 25’, Topalli 61’

Besëlidhja-Shënkolli 2-1

Shënues: O.Kamara 35’ (p), 79’, 90’ / Përgjini 10’

Grupi B

Pogradeci-Apolonia 1-0

Shënues: Shkullaku 88’

Tomori-Turbina 2-1

Shënues: Ogbodike 3’, Friday 78’ / Eyoh 89’

Oriku-Egnatia 2-0

Shënues: Dhrami 16′, Sadushi 90+3’

Lushnja-Bylis 0-1
Shënues: Dosseh 90’

Besa-Elbasani 1-0

Shënue: Kullolli 17′

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.