Udhëtimi “i mallkuar” i Torinos së madh!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
5 Janar 2018 22:04
Historia e dhimbshme e italianëve, gjithçka paralajmëroi fatkeqësinë

“Dje në orën 17:00 ekipi i Torinos më në fund ka mbërritur në Lisbonë, pas një fluturimi mjaft të rrezikshëm, midis stuhive të erës dhe shiut”.

Udhëtimi i fundit i Torinos së madh fillon kështu. Artikulli i shkruar nga i dërguari i posaçëm, Luigi Cavallero, për La Stampa2 maj 1949, njofton mbërritjen e torinezëve në Lisbonë, dhe zbulon frikën e ndjerë në atë udhëtim "të rrezikshëm".  Është fillimi i një fati të trishtuar që në ato dy ditë do t’i ndjekë të gjithë protagonistët e atij udhëtimi, duke përfshirë edhe Cavalleron.

Torinezët ndodhen në Lisbonë, të ftuar nga Benfica, për të marrë pjesë në  një miqësore në nder të Francisco Ferreira. Nuk është lamtumira e kapitenit të kombëtares portugeze, është thjesht një takim ndërkombëtar i nivelit të lartë, një mënyrë për torinezët për tu njohur me futbollin portugez në funksion të ndeshjes që do të kenë në Coppa Latina kundër Sporting Lisbonës.

Kjo është një mënyrë për edhe të forcuar miqësinë mes presidentit të Torinos, Ferruccio Novo dhe të po të njëjtit Ferreira, një miqësi e lindur disa muaj më parë me rastin e ndeshjes Itali-Portugali të luajtur në Genoa. Edhe pse NovoLisbonë nuk ndodhej, sepse ishte i sëmurë me grip.

Fakti është se ndeshja është një miqësore e vërtetë, ku mungon  taktika, dhe me plot gola, aksione sulmuese dhe pritje të bukura. Fitues janë Portugezët me rezultatin 4-3. Vlen të theksohet një penallti për Torinon, të siguruar nga Valentino Mazzola dhe realizuar nga Romeo Menti. Një gol i padobishëm, por që do të mbetet i fundit.

Nuk mund ta dimë nëse udhëtimi i kthimit është aq i vështirë sa ai i mbërritjes. Dihet vetëm se pas mbërritjes në Torino, rreth datës 17 maj 1949, shiu, mjegulla dhe pamja shumë e dobët bënë që avioni Fiat G 212 me 31 persona në bord, mos  të shmangin dot kodrën e Superga.

Në një moment të vetëm vdesin Bacigalupo, vëllezërit Ballarin dhe Virgilio Maroso ; Castigliano, Rigamonti dhe Grezar; Menti, Gabetto, Loiku, Mazzola dhe Ossola; Rezervat Fadini, Bongiorni, Schubert, Operto, Grava dhe Martelli; të dy trajnerët Erbstein dhe Livesley, masazhatori dhe tre menaxherët; Cavallero dhe dy kolegë të tjerë; katër burrat e ekuipazhit. Dhe në mesin e tyre piloti i parë, Pierluigi Meroni. Kanë kaluar vite dhe Torino nuk ka patur më një ekip që i përafrohet këtij ekipi që u shua./ EDS, përgatiti M.SH/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike